COMMUNIQUE No. 11 (shqip)

Print Friendly, PDF & Email

Acarimi i perplasjeve ne Kosove eshte fakt edhe nje here tjeter qe nacionalizmi dhe e keqja nacionale jo vetem qe sjellin dhimbje dhe vuajtje per kombet e tjere, por jane gjithashtu nje pengese per kombin e vet per te arritur lirine dhe begatine e tij. Populli shqiptar ne Kosove, pas vuajtjeve te shkaktuara nga rregjimi i Beogradit, ka mundesi ta cliroje veten nga ai rregjim. Megjithate ky clirim nuk mund te arrihet nepermjet perplasjeve me popullaten serbe qe jeton ne Kosove, por ne radhe te pare nepermjet perpjekjeve per te ndertuar nje Kosove te lire e te begate se bashku me popullaten serbe.

Beogradi, pavaresisht se kush ka qene ne fuqi, ka mbajtur nje qendrim tejet reaksionar dhe kolonial ndaj Kosoves, sikur kjo province duhej te qeverisej nga Beogradi, duke i trajtuar shqiptaret si nje komb armiqesor, qytetaret e te cilit considerohen si qytetare te dores se dyte. Edhe pas arrdhjes se forcave te NATO­s ne Kosove, rregjimi ne Beograd e shtyu zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe perfitoi nga kontradiktat ndermjet imperialisteve, vetem per ta vene Kosoven prape nen administrimin e tij. Duke perdorur emisaret e tyre ne Parlamentin e Kosoves, nepermjet influences se sherbimeve sekrete, duke penguar krijimin e nje qyteti te bashkuar te Kosovska Mitrovica, dhe duke kerkuar copezimin e Kosoves ne kantone, Beogradi, ne fakt, po perpiqet te ndaloje Kosoven nga arritja e pavaresise.

Levizja shqiptare, pasi hodhi poshte platformen ideologjike me te cilen u rrit ,dhe pasi kerkoi dihme nga forcat e NATO­s, fitoi “lirine” me nje cmim shume te larte, duke shkembyer shtypjen e Beogradit me shtypjen imperialiste. Levizja shqiptare eshte tani ne udhekryq, ne te cilin forcat progresive >brenda levizjes duhet te ngrene luften e tyre ne nje nivel me te larte, ose do te perfundojne si nacinalistet serbe, ne sherbetore shoviniste dhe imperialiste.

Popullsia serbe ne Kosove kaardhur ne nje situate ku eshte e ekspozuar ndaj armiqesise se popullit shqiptar. Kjo nuk eshte vetem nje trashegimi nga e kaluara historike, ne te cilen popullsia serbe ne Kosove ishte ne sherbim te politikes koloniale te Beogradit ndaj Kosoves, por gjithashtu eshte rrjedhoje e mos egzistences se forcave progresive ne rrradhet e popullates serbe ne Kosove te cilat do te ngrinin marredhenie te tjera ndaj popullit shqiptar, dhe nje qendrim tjeter ndaj rolit te tyre ne ndertimin e nje Kosove te lire e demokratike. Popullata serbe ne Kosove udhehiqet nga forcat reaksionare te cilat po vazhdojne pozicionin e nacionalizmit Serbomadh, dhe te cilat jane nen sherbimin e autoriteteve te Beogradit.

Popullata serbe ne Kosove tashme ka nje detyre historike: te shporre politiken koloniale te Serbise ndaj Kosoves, dhe te mposhti ato forca ne Kosove qe i sherbejne rregjimeve reaksionare ne Beograd. Per kete rol historik te popullates serbe ne Kosove eshte e nevojshme t’i jepet perkrahje e plote forcave progresive ne levizjen shqiptare.

Ne momentin e tanishem, rregjimi ne Beograd po i shfrytezon ngjarjet ne Kosove per te forcuar planin e vet unitar, perte mobilizuar popullin ne nje platforme te bashkuar “patriotike”, dhe t’ikenaqi imperialistet me shume sendonjehere, duke u hequr si sherbetor besnik i tyre.

SHBA nuk do te heqe dore nga roli udheheqes ne krijimin e politikes ne Ballkan. Ata duan qe duke perfshire Serbine dhe Malin e Zi ne sherbim te NATO­s, ta bejne te pamundur humbjen e kontrollit mbi Beogrdin, qe Beogradi te bjere nen influencen e Rusise, ose qe Bashkimi Europian te rrezikoje influencen e SHBA­se ne Ballkan. Ne te njejten kohe, SHBA do te perpiqet ta kontrolloje levizjen shqiptare per te arritur qellimet me te gjera, dhe do te perpiqet te shtype cdo shenje te Islamizmit militant anti­amerikan, apo te internacionalizmit revolucionar brenda levizjes.

Perplasjet e tanishme ne Kosove, pervec demit qe i shkaktojne luftes se popullit shqiptar, gjithashtu provojne se rregjimi ne Beograd, pasi pesoi disfate, po intensifikon perseri aspiratat e tij ndaj Kosoves, e cila po con ne nje percarje brenda levizjes shqiptare, dhe me shume se kurre po cfaqen diferenca midis levizjes shqiptare dhe forcave imperialiste ne Kosove.

Partia rada ka opinionin qe Kosova i perket popujve qe jetojne aty. Partija rada ka opinionin se keta popuj duhet ta arrine lirine e tyre. Kjo do te thote se lufta kunder politikes se Beogradit duhet te evoloje ne nje lufte kunder prezences se imperialisteve ne Ballkan, dhe kunder kapitalisteve shqiptare ne Kosove. Per nje rol te tille historik eshte e nevojshme qe sektori progresist i levizjes shqiptare te ngreje lidhje me sektorin progresist te popullit serb ne Kosove. Dhe jo vetem ne Kosove, por me te gjithe popujt e Ballkanit.

Print Friendly, PDF & Email