Štampaj Štampaj

Qëndrimi i PP-së – Kosova

boro_i_ramiz  “Çështja e Kosovës”, “nyja e Kosovës”, “urrejtje shumëshekullore”, “konflikti i popujve” – sado që nazistët vendas përpiqeshin ta shpjegojnë këtë seri ngjarjesh e cila e ka shkaktuar gjendjen aktuale në Kosovë, nuk ia dolën. “Zgjidhja e problemit të Kosovës” për to është dëtyrë e pazgjidhshme, se ky “problem” është një ndër çështjet kryesore kombëtare jo vetëm për Serbinë, por edhe për tërë Ballkanin. Situatën e vështirëson edhe prania e forcës së huaj pushtuese- paktit NATO. Kosova sot është një ndër shtetet më të varfër dhe më të pazhvilluar në Evropë, ku më shumë se gjysma e populatës jeton nën kufirin e varfërisë. Privatizimi e ka përkeqësuar gjendjen e përgjithshme dhe sipas kësaj, Kosova ndodhet në një situatë shumë të ngjashme me entitetet e tjera të Ballkanit. Kosova nuk ka lëvizje të organizuar të së majtës e cila do të kundërshtojë klasën shfrytëzuese vendase, të pasurve shqiptarë dhe pushtuesve të huaj NATO. Kosova sot është pengesa për shumicën e organizatave politike në Serbi, bile edhe për to nominale “të së majtës” dhe “revoluconare”. Disa parti komuniste në Serbi kanë marrë qëndrime të ngjashme shoviniste, duke kërkuar “kthimin e Kosovës selisë së Serbisë”. Këto qëndrime janë pasoja të pashmangshme të kultivimit të nacionalizmit në këto organizata, dhe ky problem shumicën prej tyre e ndjek nga vetë themelimi.

  Do të paraqesim qëndrimet të cilat Partia e Punës (në tekstin e mëtejmë: PP) i ka paraqitur që gjatë konflikteve ushtarake në Kosovë.

  PP ka mbajtur parim që çdo popull ka të drejtë për vetëvendosje deri në shkëputje, përkatësisht deri në formimin e komunitetit të pavarur. Pas thyerjes së shovinizmit serbomadh në luftën në Bosnjë dhe në Kroaci u krijuan rrethana për radikalizimin dhe fillimin e luftës së armatosur të popullit shqiptar në Kosovë.

  PP që nga fillimi i saj ishte në anë të popullit shqiptar lidhur me luftën e tij të drejtë për çlirimin kombëtar nga shtypja e regjimit të Beogradit. PP në buletinin e vet i ka paraqitur qëndrimet në vijim:

  "Partia e punës si partia marksist-leniniste ka qëndrim ndërkombëtar të vazhdueshëm lidhur me pozitën e popullit shqiptar në Kosovë. Populli shqiptar ka të drejtë për vetëvendosje deri në shkëputje dhe deri në krijimin e shtetit të vet. Vetëm se populli shqiptar me plotësimin e kësaj të drejte duhet të përkrahë të gjitha proceset të cilat çojnë në integrimin me Serbinë, kurse populli serb duhet të mbështetë plotësimin e kësaj të drejte.

  Në qoftë se populli shqiptar në Kosovë plotëson qëllimin e vet dhe çlirohet nga pushteti i regjimit të Beogradit, do të përballohet me të njëjta çështjet me të cilat përballohet popullsia në Serbi. Do të zbulojë të gjithë varfëritë dhe mizoritë e kapitalistëve dhe të burokracisë politike të vet, të cilët  do të përpiqen të amshojnë pushtetin e vet duke tundur me barjakët kombëtarë dhe duke e shkelur proletariatin shqiptar. Atëherë këto barjakët kombëtarë nuk do të dallohen nga ata të urryerit e regjimit të Beogradit.

  Dhe atëherë, proletariatit shqiptar, nuk do t’i mbetet asgjë tjetër veç të ngrijë barjakun e rënë të kuq dhe t`ia japë dorën proletariatit serb që të mbrojnë së bashku nga vërshimet e imperialistëve dhe të shërbëtorve të tyre vendas Serbinë dhe Kosovën, që, së bashku me të tjerë popujt e Ballkanit të marrin Ballkan në proletariatin e popujve ballkanike."

  Në vitin 1998 kur populli shqiptar e ka filluar luften e armatosur në Kosovë, anëtarët e partisë kanë marrë pjesë në të gjitha veprimet kundër luftës. Partia e ka botuar shpalljen “Fashiste!” në të cilën është sulmuar regjimi i Beogradit për shkak të përgatitjeve të luftës në Kosovë.

  PP në gazetën e saj "Rezistencë" ka theksuar:

  "Rrjedhimi i deritanishëm i konfliktit në Kosovë është diçka që kemi parë në Kroaci dhe në Bosnjë, siç nga mënyra e luftimit, propaganda përcjellëse, pasojat, ashtu edhe nga mundësitë e përfundimit. Kjo është lufta për territorin e Kosovës dhe për ruajtjen e aparthejdit ndaj popullit shqiptar. Regjimi i Milosheviqit do të humbasë edhe këtë luftë sado që të vazhdojë, sepse regjimi ka hyrë në luftë kundër krejt populli. Pyetja e vetme është sa do të jetë çmimi i kësaj lufte."

  Beteja e popullit shqiptar për barazi dhe heqjen e neokolonializmit serbomadh kurorëzohet me sukses që kur ata, të udhehequr nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës kanë kaluar nga mënyrat e betejës “gandiste” në kryengritje të armatosur. Si dhe prej çkaje është formuar UÇK? Thelbi, bërthama nga e cila është formuar UÇK ishte organizata ilegale me ideologjinë marksist-leniniste. Më vonë imperializmi perëndimor e “ka marrë” udheheqjen e UÇK-së për shkak të ineresave të veta lidhur me nënshtrimin e tërë rajonit – dhe në këtë mënyrë nga ushtria për çlirimin kombëtar me rënja në të majtën e ka krijuar ushtrinë e cila i ka ndihmuar imperializmit  perëndimor. Megjithatë, revolucioni kombëtar i popullit të Kosovës është kryer. Por, ajo nuk ishte kryer vetëm me forcat e vetvetës, edhe pse kjo ishte e realizueshme me sakrifica materiale por edhe humane. Cilësia kryesore e re në Kosovë është padyshim heqja e gjendjes së aparthejdit të cilën e ka imponuar borgjezia ultrareaksionare panserbe me trabante të veta.

  Për t`i kuptuar rrethanat të cilat kanë ndikuar zhvillimin dhe rezultatet e luftës për vetëvendosje të kombit shqiptar, është e domosdoshme që të bëjmë një kthesë historike për “çështjen shqiptare”.

  Çështja shqiptare, përkatësisht çështja e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën e ish-Jugosllavsë, sidomos në Kosovë, vazhdon të jetë çështje e rëndësishme për ngjarje politike. Kjo çështje nuk mund të shqyrtohet as të zgjidhet e izoluar, jashtë kontekstit tërësor të marrëdhënieve në hapësirat e Jugosllavisë dhe të Ballkanit, dhe nuk mund të shndërohet vetëm në marrëdhënie aktuale të fuqive politike. Kjo çështje duhet të shqyrtohet si proces i të pjekurit historik të një kombi.

  Pozita e shqiptarëve në Ballkan është vetëm një pjesë e ashtuquajturës “çështja ballkanike” e cila ka dalë në plan të parë të marrëdhënieve politike në Evropë gjatë shekullit e kaluar, për shkak të dobësimit të përhershëm të imperisë turke. Fuqitë e mëdha evropiane kanë provuar që, në kuadër të interesave të tyrë, të zgjidhin pozitën e popujve të Ballkanit të cilët kanë filluar të ndiejnë zgjimin dhe rilindjen kombëtare të tyre. Për shkak të formimit të kufijve shtetërore në Ballkan dhe me krijimin e shtetit shqiptar, pjesa e madhe e popullit shqiptar ka mbetur jashtë kufijve të shtetit të sapokrijuar. Në kohën e Jugosllavisë së pare populli shqiptar nuk ka qenë i njohur si komb dhe nuk ka pasur asnjë të drejtë kombëtare. Sipas pozitës shoqerore kjo ishte bindshëm pjesa më e varfër e popullsisë së Jugosllavisë.

  Gjatë dhe pas Luftës së dytë botërore, me vendosjen e Jugosllavisë dhe Shqipërisë socialiste ka filluar zgjidhja e çështjes shqiptare. Megjithatë, procesi i krijimit të marrëdhënieve federative midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në vitin 1948, kur për shkak të rezolucionit të kominformit Jugosllavia dhe Shqipëria u gjendën në anë të kundërta çfarë ka ndërlikuar dhe ka shtyrë zgjidhjen e kësaj çështjeje.

  Në kohën e Jugosllavisë së dytë pozita e popullit shqiptar ka shkuar drejtë autonomisë më të madhe, por Kosova mbetet edhe më tutje pjesa më e pazhvilluar të shtetit, para se të gjithash për shkak të trashegimit e prapambetjes shumëshekullore, por edhe për asye se Kosova ishte e detyruar në këmbim ekonomik të padrejtë me ato republika të Jugosllavisë të cilat ishin shumë më të zhvilluara, për shkak të lëshimit të ekonomisë së planifikuar e të konrolluar, dhe futjen e elementëve të politikës së tregut. Për t`i shmangur konfliktet e përhershme sociale dhe kombëtare në Kosovë shteti ishte e detyruar që ta zvogëlojë humnerën midis Kosovës dhe zonave të zhvilluara duke u dhënë ndihmë ekonomike. Autonomia gjithnjë e më e madhe e shqiptarëve është marrë me forcë për shkak të marrdhënieve të Jugosllavisë në plan të politikës së jashtme, në radhë të pare për shakak të konflikteve idologjike me Shqipërinë, por nga ana tjetër edhe për shkak të konfederalizimit të vetë Jugosllavisë.

  Njëkohësisht me dënien e disa të drejtave autonome shqiptarëve regjimi i Jugosllavisë ka kryer edhe dëbimin shumë të ashpër e luftëtarëve për të drejtat e popullit shqiptar. Marksist-leninistët nga Kosova ishin kundërshtarët e vetëm të regjimit të Titos të cilët kanë qenë të dënuar kaq brutalisht. Këto përsekutime dhe formimi dhe ngritja e burokracisë shqiptare në Kosovë si edhe gatishmëria e saj për t`i shërbyer besnikërisht regjimit të Beogradit, nuk e kanë ndaluar procesin e porasfilluar të emancipimit kulturor, politik dhe kombëtar të popullit shqiptar.

  Për arsye të ndryshimeve globale politike në Evropë, gjegjësisht rënies së socializmit edhe në vetë Shqipërinë, shpërthimit të luftës dhe të ndarjes së Jugosllavisë, të cilat në ato momente ishin mjaft homogjene nën udhëheqjen e lëvizjes unitare politike, populli shqiptar më në fund vendosi që të luftojë për realizimin e të drejtave të veta kombëtare.

  Lëvizja shqiptare e cila në fillim luftonte me metodat “gandiste” duke pritur përfundimin e luftës dhe zgjidhjen e situates në viset e tjera të ish-Jugosllavisë, dhe duke u përballuar me fuqinë e madhe të regjimit panserb dhe me qendrimet e painteresuara të Perëndimit ishte e detyruar ta ndërrojë mënyrën e luftës. Veprimet e armatosura kanë pasur për qëllim që ta paralajmërojnë regjimin e Beogradit me qëllim që t`i fillojë negociatat,përkatësisht që ta paralajmërojnë atë pjesë të lëvizjes shqiptare e cila mendonte që me mënyrën e deritanishme të luftës dhe me mbështetjen vetëm tek Perëndimi nuk plotësohet qëllimi, si edhe ta paralajmërojnë Perëndimin për mundësinë e shpërthimit të luftës në Kosovë.

  Të cilat zgjidhjet i ka propozuar Partia e Punës dhe i mbron edhe sot?

  Që Marksi ka shkruar për të ardhmen e popujve të Ballkanit, respektivisht për krijimin e bashkisë së shteteve federale të Ballkanit – Federatën ballkanike. Këtë ide e kanë mbrojtur sidomos socialistët serbë dhe bullgarë gjatë shekullit të kaluar, duke veçuar Svetozar Markoviqin, dhe veçanërisht Dimitrije Tucoviqin, i cili ishte i pari që e ka treguar rrugën e duhur për zgjidhjen e çështjes së popullit shqiptar.

  Kjo ide ishte aktuale vetëm për një kohë të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore, por me shpërthimin e ashtuquajturës Lufta e ftohtë u zbraps krejtësisht. Konfliktet në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare në vendet e tjera të Ballkanit e ringjallën sërisht idenë e bashkimit të popujve ballkanikë.

  Zgjidhja e përhershme e çështjeve kombëtare të popujve të Ballkanit mund të arrihet vetëm nëpërmjet federatës së bashkuar- dhe këtë madje në një federatë socialiste. Pengesa e madhe të kësaj ideje janë regjimet nacionaliste dhe gërshetimi i ineresave të fuqive të mëdha në Ballkan. Përveç kësaj, ndër popujve ballkanike tani për tani nuk ekziston fuqi e cila e ka mundësinë që të mbrojë këtë ide ndaras nga interesat e pjesshme të regjimeve të caktuara dhe njëkohësisht t`i kundërshtojë interesat e imperializmit botëror.

  Të përballuar me procesin anakronik të shpërthimit ciklik të nacionalizmit agresiv dhe të njoftuar me fuqitë shoqërore me ndikim në Serbi, në Kosovë apo jashtë, të cilat kanë interes në këtë lloj të luftës kundër rrethanave shoqërore në këto hapësira të cilat janë bërë viktima të fuqive imperialiste ne e kemi për detyrë që faktorët kryesorë të këtij procesi t`i marrim seriozisht dhe historikisht objektiv. Në këtë mund të na ndihmojë shembulli të cilin na ka dhënë Dimitrije Tucoviqi, përfaqësuesi më i rëndësishëm i lëvizjes së klasës së mesme në Serbi në kapërcyellin e shekujve XIX dhe XX. Qëndrimet e tij lidhur me marrëdhëniet serbo-shqiptare janë, midis tjerash, fryta e përvojës së tij të pasur të përfituar drejtpërdrejt nga luftrat ballkanike (1912-1913).

  Në një punim me titull “Srbija i Arbanija”, Dimitrije Tucoviqi na jep mesazhin e mëtejmë:

  »Qëndrimi pushtues i Serbisë sidomos ndaj popullit shqiptar na ka dhënë një përvojë më shumë lidhur me rreziqet për të dyja palet nga lufta të çfarëdo lloji midis popujve ballkanikë. Njëkohësisht, ai na ka treguar si politika e klasave pronësore sjell urejtje midis popujve. Sot është shumë e rrezikshme që të predikohet nevoja e bashkëpunimit me arbanasët. Në këtë ndeshje të dëmshme për justifikimin e një politike të keqe, shtypi borgjez ka krijuar një numër të madh të mendimeve tendencioze dhe të rreme, kurse politika pushtuese e Serbisë, me metodat e veta barbare kishte për të mbushur arbanasët plot me urrejtje të thellë ndaj neve«.

  Mesazhet  e Tucoviqit janë aktuale edhe sot.

  Partia e punës e mbron qëndrimin se Kosova duhet t`u takohet atyre njerëzve të cilët jetojnë në të. Partia e punës e mbron fitimin e lirisë së atyre popujve. Por liria nuk mund të ekzistojë atje ku klasa e mesme është e padrejtësuar dhe ku nacionalizmi shërben si mjet për shuarjen e luftës për të drejta themelore shoqërore. Lufta e kombit shqiptar kundër politikës  së Beogradit duhet të rritet në luftën kundër pranisë së imperialistëve në Ballkan dhe kundër vetë kapitalistëve kosovarë. Për këtë çështje historike është e domosdoshme që pjesa përparimtare të lëvizjes shqiptare i krijon lidhjet me pjesën përparimtare të popullit serb në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë, por me popujt e tërë Ballkanit.

  Siç përmendëm më përpara, problemi fillestar që dëshirojmë të zgjidhnim është mungesa e lëvizjes progresive, revolucionare e cila do të luftonte kundër ndikimit të nacionalizmit, si kundër atij serb ashtu edhe shqiptar, e cila në emër të kapitalit vendas apo të huaj, sipas recetës së mirënjohur të nxitjes së urrejtjes me bazë nacionaliste, dëshiron të tërhiqet vëmendjen e klasës së mesme nga të gjitha problemet që paraqiten në Kosovë më shumë se kudo në hapësirat e ish-Jugosllavisë.