Qëndrimi i PP-së / Stav PR – Kosova dhe rrethana të reja / Kosovo i nove okolnosti

prishtine01  Lufta e masave shqiptare për çlirim kombëtar para dy dekadash shqyrtohej në kontekst të çlirimit të Kosovës nga pushteti i regjimit të Beogradit dhe të krijimit të Kosovës së pavarur. Ky këndvështrim sot u bë i ngushtë dhe nuk e përfshin thelbin e problemit të masave shqiptare. Kjo luftë merr një përmbajtje të re dhe bëhet më e përgjithshme dhe më e gjerë. Nuk matet më vetëm me shkallën e rrezikut nga Serbia, as me shkallën e pranimit të deritanishëm të Kosovës si shtet dhe formimit të institucioneve shtetërore të saj. Sot kjo luftë ka kuptim dhe mundësitë të ralizohet deri në fund, nëse në të përfshihet edhe lufta për çlirim social të shqiptarëve, serbëve dhe të popujve të tjerë në Kosovë, nëpërmjet çlirimit të tyre social nga diktatura e kapitalit, dhe para se të gjithash, nga robërimi i plotë neokolonial në të cilin Kosova gjendet sot.

Nastavi čitanje

Qëndrimi i PP-së – Kosova

boro_i_ramiz  “Çështja e Kosovës”, “nyja e Kosovës”, “urrejtje shumëshekullore”, “konflikti i popujve” – sado që nazistët vendas përpiqeshin ta shpjegojnë këtë seri ngjarjesh e cila e ka shkaktuar gjendjen aktuale në Kosovë, nuk ia dolën. “Zgjidhja e problemit të Kosovës” për to është dëtyrë e pazgjidhshme, se ky “problem” është një ndër çështjet kryesore kombëtare jo vetëm për Serbinë, por edhe për tërë Ballkanin. Situatën e vështirëson edhe prania e forcës së huaj pushtuese- paktit NATO. Kosova sot është një ndër shtetet më të varfër dhe më të pazhvilluar në Evropë, ku më shumë se gjysma e populatës jeton nën kufirin e varfërisë. Privatizimi e ka përkeqësuar gjendjen e përgjithshme dhe sipas kësaj, Kosova ndodhet në një situatë shumë të ngjashme me entitetet e tjera të Ballkanit. Kosova nuk ka lëvizje të organizuar të së majtës e cila do të kundërshtojë klasën shfrytëzuese vendase, të pasurve shqiptarë dhe pushtuesve të huaj NATO. Kosova sot është pengesa për shumicën e organizatave politike në Serbi, bile edhe për to nominale “të së majtës” dhe “revoluconare”. Disa parti komuniste në Serbi kanë marrë qëndrime të ngjashme shoviniste, duke kërkuar “kthimin e Kosovës selisë së Serbisë”. Këto qëndrime janë pasoja të pashmangshme të kultivimit të nacionalizmit në këto organizata, dhe ky problem shumicën prej tyre e ndjek nga vetë themelimi.

  Do të paraqesim qëndrimet të cilat Partia e Punës (në tekstin e mëtejmë: PP) i ka paraqitur që gjatë konflikteve ushtarake në Kosovë.

Nastavi čitanje

COMMUNIQUE No. 11 (shqip)

  Acarimi i perplasjeve ne Kosove eshte fakt edhe nje here tjeter qe nacionalizmi dhe e keqja nacionale jo vetem qe sjellin dhimbje dhe vuajtje per kombet e tjere, por jane gjithashtu nje pengese per kombin e vet per te arritur lirine dhe begatine e tij. Populli shqiptar ne Kosove, pas vuajtjeve te shkaktuara nga rregjimi i Beogradit, ka mundesi ta cliroje veten nga ai rregjim. Megjithate ky clirim nuk mund te arrihet nepermjet perplasjeve me popullaten serbe qe jeton ne Kosove, por ne radhe te pare nepermjet perpjekjeve per te ndertuar nje Kosove te lire e te begate se bashku me popullaten serbe.

  Beogradi, pavaresisht se kush ka qene ne fuqi, ka mbajtur nje qendrim tejet reaksionar dhe kolonial ndaj Kosoves, sikur kjo province duhej te qeverisej nga Beogradi, duke i trajtuar shqiptaret si nje komb armiqesor, qytetaret e te cilit considerohen si qytetare te dores se dyte. Edhe pas arrdhjes se forcave te NATO-s ne Kosove, rregjimi ne Beograd e shtyu zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe perfitoi nga kontradiktat ndermjet imperialisteve, vetem per ta vene Kosoven prape nen administrimin e tij. Duke perdorur emisaret e tyre ne Parlamentin e Kosoves, nepermjet influences se sherbimeve sekrete, duke penguar krijimin e nje qyteti te bashkuar te Kosovska Mitrovica, dhe duke kerkuar copezimin e Kosoves ne kantone, Beogradi, ne fakt, po perpiqet te ndaloje Kosoven nga arritja e pavaresise.

Nastavi čitanje